
Në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, të cilat do të mbahen më 8 maj, së bashku me zgjedhjet parlamentare, do të shkojnë kandidatët e OBRM-PDUKM-së dhe LSDM-së që kanë fituar më së shumti vota sipas rezultateve fillestare zyrtare të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve. Afatet për ankesat në KSHZ të cilat mund t’i paraqesin kandidatët për procedurën e votimit dhe për përmbledhjen e rezultateve janë duke vazhduar.
Afati për paraqitjen e ankesave për procedurën e votimit skadon sot në ora 19:00, ndërsa afati për ankesat lidhur me përmbledhjen e rezultateve skadon në mesnatë, pas së cilës KSHZ-ja duhet të marrë vendim brenda 72 orëve.
Siç ka sqaruar dje kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski, nëse kandidatët nuk janë të kënaqur me vendimin e KSHZ-së, kanë të drejtë të paraqesin padi në Gjykatën Administrative, e cila, nga ana tjetër, duhet të vendosë në afat prej 48 orëve pas pranimit të padisë.
Rezultatet fillestare zyrtare të shpallura dje nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve tregojnë se kanë votuar 905.971 qytetarë, pra pjesëmarrja ka qenë 49.93 për qind./Telegrafi/
The post Po rrjedhin afatet për paraqitjen e ankesave në KSHZ për rrethinë e parë të zgjedhjeve presidenciale appeared first on Telegrafi.