Ish-presidenti i Bullgarisë, Rosen Plevneliev konsideron se Bullgaria nuk do ta bllokojë konferencën e parë ndër-qeveritare mes Maqedonisë së Veriut dhe BE-së.

Reagimi vjen menjëherë pasi që zëvendëskryeministri dhe ministri i Mbrojtjes, Krasimir Karakaçnov deklaroi se nëse nuk zgjidhen çështjet historike me Maqedoninë atëherë Bullgaria do të bllokojë konferencën ndër-qeveritare, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Unë mendoj se kjo nuk do të ndodh. Bullgaria gjithmonë ka mbështetur RVM-në dhe prosperitetin e saj demokratik dhe evropian. Agjenda e Sofjes, kur Bullgaria ishte kryesuese me BE-në, hapi rrugën e vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt BE-së. Bullgaria e para e pranoi Maqedoninë. Ne jemi popull vëllazëror”, tha Plevneliev.

Sipas tij, çështja me mospajtimet rreth figurs së Goce Dellçevit duhet të zgjidhet./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Plevneliev: Bullgia nuk do ta bllokojë Maqedoninë e Veriut në NATO appeared first on Telegrafi.