Kroacia mbështet fuqimisht Maqedoninë e Veriut si vend kandidat për anëtarësimin në BE dhe pret që Konferenca ndërqeveritare të mbahet deri në fund të vitit për të hapur negociatat, tha kryeministri kroat Andrej Plenkoviq në takimin e sotëm me ministrin e Punëve të Jashtme Bujar Osmani në Zagreb.
Sipas Plenkoviqit, Kroacia është e gatshme të vazhdojë të ndihmojë vendin në reformat dhe plotësimin e kushteve të nevojshme për anëtarësimin në Union.
“Kroacia mbështet fuqimisht Maqedoninë e Veriut si vend kandidat për anëtarësimin në BE dhe pret që procesi i hapjes së negociatave të fillojë së shpejti. Kroacia pret që konferenca ndërqeveritare të konvokohet deri në fund të vitit, gjatë presidencës së Gjermanisë me BE-në, për të hapur negociatat”, tha Plenkoviq.
Kryeministri kroat shprehu kënaqësinë nga raporti i KE-së i publikuar më herët gjatë këtij muaji, i cili vlerësoi se vendi ka bërë përparim të qëndrueshëm.
Në takimin Plenkoviq – Osmani, u konstatua bashkëpunim i mirë ekonomik midis dy vendeve dhe u njoftua se së shpejti do të mbahet forum biznesi për të stimuluar më tej marrëdhëniet ekonomike.
Shefi i diplomacisë së Maqedonisë sot, në kuadër të vizitës së punës në Republikën e Kroacisë, u takua edhe me hoimologun e tij, ministrin e Punëve të Jashtme të Kroacisë, Goran Gërliq Radman.
The post Plenkoviq: Konferenca ndërqeveritare BE – Maqedonia e Veriut deri në fund të vitit appeared first on Telegrafi.