Bordi Qendror i Partisë Liberal Demokratike në seancën e djeshme mori një vendim përfundimtar që në zgjedhjet e ardhshme lokale partia të shkoj me koalicion qytetarët të përbërë nga disa parti dhe aktivistë të shumtë civilë.
“Qendra si një opsion pro-evropian është i rëndësishëm për qytetarët, veçanërisht në nivelin lokal për të krijuar politika lokale dhe për të siguruar një të ardhme më të mirë për qytetarët, si dhe zhvillimin ekonomik dhe shoqëror”, tha Goran Milevski, kryetarë i PLD-së.
Gjatë seancës së dhjetë ai informoi anëtarët në lidhje me përgatitjet e PLD-së, zgjedhjet e ardhshme lokale dhe negociatat me partitë e tjera me programet politike të lidhura, si dhe organizatat e shoqërisë civile dhe aktivistët jo-partiakë.
“Siç kemi njoftuar deri më tani, ne do të vazhdojmë të kemi qasje të hapur dhe transparente për informimin e publikut dhe ne presim sa më pak lajme të rreme”, tha zv. kryetarja PLD-së Monika Zajkova./Telegrafi/
The post PLD në zgjedhjet lokale do të bëjë koalicion me disa shoqëri civile appeared first on Telegrafi.