“E ardhmja evropiane e qytetarëve është më e rëndësishmja dhe sigurisht progresi i Maqedonisë në negociatat me Bashkimin Evropian dhe hapjen e klasterave. Dhe pikërisht për këtë mirëpresim disponimin e OBRM-PDUKM-së në zgjedhjen e tyre për të dhënë mbështetje në proceset integruese evropiane dhe për të votuar për ndryshimin e Kushtetutës”, theksoi kryetarja e PLD-së, Monika Zajkova.
Ajo tha se Partia Liberal Demokratike është e gatshme të pranojë hyrjen e OBRM-PDUKM-së në koalicionin qeverisës nëse opozita i mbështet ndryshimet kushtetuese.
“Është mirë që OBRM-PDUKM nuk është kundër ndryshimeve kushtetuese, por ato duhet të hyjnë në fuqi para formimit të qeverisë në të cilën do të anëtarësoheshin si parti opozitare. Të gjithë së bashku e kemi përgjegjësinë se në cilën rrugë do ta lëvizim vendin dhe çfarë standardi do t’u ofrojmë qytetarëve”, shtoi Zajkova.
Ndryshe, kjo ide doli nga takimi i sotëm i kryeministrit dhe kryetarit të LSDM-së, Dimitar Kovaçevski dhe kryetarit të OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski./Telegrafi/
The post PLD mbështet hyrjen e OBRM-PDUKM-së në qeveri nëse i mbështesin ndryshimet kushtetuese appeared first on Telegrafi.