Paria Liberal Demokrate (PLD) ka sjell vendim për veprim më vete të deputetëve të saj, Monika Zajkova dhe Bobi Mojsoski. Një vendim të këtillë organet e partisë e miratuan që në muajin gushtë të vitit të kaluar, por për arsye objektive nuk u realizua deri më sot.
“Si parti kemi sjell vendim që para 7 muajve për veprim më vete në Kuvend, për prezantim m të mirë të vlerave liberale dhe një hapësire veprimi më të madhe nga ana e deputetëve tanë. Kjo për ne përbën një veprim demokratik që nuk ndërlidhet me tema të politikës ditore. Lamë mjaftueshëm hapësirë për implementimin e këtij vendimi. PLD si dhe deputetët e saj edhe më tej do të mbështesin Qeverinë dhe kjo do të konfirmohet me votimin për votëbesimin e ministrave Ljupço Nikollovski dhe Bojan Mariçiq”, thonë nga PLD-ja.
The post PLD-ja braktis grupin parlamentar të LSDM-së, do të veproj më vete appeared first on Telegrafi.