Platforma për Barazi Gjinore shpreh shqetësime për përfaqësimin e ulët të grave në qeverinë e re të Maqedonisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Pas formimit të qeverisë së re në Maqedoni, Platforma për Barazi Gjinore ka ngritur shqetësime serioze në lidhje me përfshirjen e pamjaftueshme të grave në nivelet e larta të qeverisjes. Sipas një deklarate të lëshuar nga platforma, pavarësisht zgjedhjes së presidentes së parë femër të vendit, që është vlerësuar si një arritje historike, qeveria e sapoformuar ka treguar një përfaqësim shumë të ulët të grave, veçanërisht në rolet vendimmarrëse.

Deklarata vëren se në qeverinë e mëparshme, gratë përfaqësonin 25% të ministrave, por ky numër ka rënë ndjeshëm në vetëm 13%, me vetëm tre gra të emëruara si ministre nga një total prej 24 ministrive. Ky ndryshim vjen në kundërshtim me iniciativat e mëparshme për të rritur përfshirjen e grave në politikë, duke përfshirë ndryshime të propozuara në kodin zgjedhor për të rritur kuotat për pozicionet përfaqësuese dhe ato vendimmarrëse.

Ato thekson se pavarësisht përmirësimeve që janë bërë që nga vitit 2002 me futjen e kuotave, sfidat sistemike vazhdojnë të pengojnë pjesëmarrjen e plotë të grave në politikë. Sipas tyre, një nga arsyet kryesore për këtë pjesëmarrje të pamjaftueshme është mungesa e vullnetit politik dhe mbështetjes së pamjaftueshme nga partitë politike, si dhe stereotipet gjinore që vazhdojnë të dominohen në arenën politike.

Barazi Gjinore bën thirrje për veprime të menjëhershme për të hequr barrierat dhe për të siguruar një përfaqësim të barabartë dhe të drejtë të grave në të gjitha nivelet e qeverisjes. Ata argumentojnë se arritja e barazisë gjinore nuk është vetëm një çështje e drejtësisë, por është gjithashtu esenciale për përparimin demokratik dhe social në vend.

Advertisement

The post Platforma për Barazi Gjinore shpreh shqetësime për përfaqësimin e ulët të grave në qeverinë e re të Maqedonisë appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy