“Pozitat e shtetit tonë lidhur me problemin që e kanë Federata ruse dhe Republika e Ukrainës është se tërësisht e mbështesin integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës. Si vend anëtar i NATO-s, e mbështesim dhe zotohemi për politikën e dyerve të hapura dhe të drejtën e çdo vendi, përfshirë edhe të Ukrainës për vetëvendosje”, theksoi sonte ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska në intervistën për TV Telma.

“Nga ajo që edhe ne përmes kanaleve tona të komunikimit në kuadër të strukturave të NATO-s e marrim dhe nga ajo që është informuar opinioni, është se në vijim janë negociatat diplomatike për zgjidhjen e qetë të këtij kontesti. Dhe absolutisht si shtet këtë rrjedhë të ngjarjeve e mbështesim, gjegjësisht angazhohemi për zgjidhjen diplomatike të këtij kontesti”, potencoi Petrovska.

Ministrja theksoi se shteti ynë deri më tani nga Rusia nuk ka marrë kurrfarë kërkesash siç kërkoi nga NATO të tërhiqet nga Bullgaria dhe Rumania. Lidhur me relatat me Federatën, Petrovska tha se si shtet kultivojmë marrëdhënie të mira diplomatike dhe miqësore me të gjitha shtetet.

“Kemi relacione jashtëzakonisht të mira bilaterale, por megjithatë si shtet institucionet tona obligohen t’i mbrojnë interesat para së gjithash të shtetit tonë gjegjësisht të interesave nacionale të sigurisë. Në këtë drejtim ishte edhe dëbimi i diplomatëve të cilët dukshëm është se pas njohurive të cilat institucionet tona i kanë pasur, e kanë kaluar kufirin, gjegjësisht kanë publikuar veprime të cilat nuk janë në pajtim me rregullat dhe procedurat”, sqaroi Petrovska.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Lidhur me obligimet e armatës së vendit si anëtare e NATO-s, në rast të invazionit rus në Ukrainë, ministrja tha se angazhimi i armatës tonë, si edhe i armatave të të gjitha vendeve të tjera anëtare të NATO-s, definohet në konferencat për gjenerimin e forcave të cilat konkretisht për këtë temë mbahen nën koordinimin e Komandës supreme të forcave aleate të NATO-s në Minsk.

The post Petrovska: Zotohemi për zgjidhjen diplomatike të çështjes ukrainase appeared first on Telegrafi.