Ministrja e Mbrojtjes Slavjanka Petrovska dhe Ambasadorja Fuqiplotë e Ukrainës Natalia Zadorozhnjuk u takuan sot në Ministrinë e Mbrojtjes, ku u theksua edhe një herë se vendi ynë dhe të gjitha vendet e tjera anëtare të NATO-s ofrojnë mbështetje të qartë për integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës.
Petrovska, siç njoftuan nga kabineti i saj, në takim tha se si anëtare e NATO-s, Maqedonia e Veriut e përkrah politikën e dyerve të hapura të NATO-s dhe të drejtën e secilit vend për të vendosur për të ardhmen e tij.
Ambasadorja Zadorozhnjuk tha në një deklaratë se është mirënjohëse për mbështetjen e qartë të Maqedonisë së Veriut për integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës, dhe për mbështetjen e saj për politikën e dyerve të hapura të NATO-s.
Petrovska gjithashtu ripohoi qëndrimin e Maqedonisë së Veriut se zgjidhja më e mirë është zgjidhja diplomatike e krizës në Ukrainë, si dhe mbështetja për përpjekjet e NATO-s për të përdorur të gjitha mjetet diplomatike dhe politike, për të ulur tensionet dhe për të de-përshkallëzuar situatën.
The post Petrovska – Zadorozhnjuk: RMV ofron mbështetje të plotë për integritetin territorial të Ukrainës appeared first on Telegrafi.