Dërgimi i mesazhit “nuk do të ndëshkojmë” – hapi derën e gjerë për ata që nuk respektojnë ligjin. Ata u ndjehen të mbrojtur nga policia, të cilët supozohet të mbajnë rendin në vend, tha sonte zv. Ministrja e Brendshme, Slavjanka Petrovska.
Petrovska për “Vin-vin” theksoi se ajo dhe ministri Naqe Çulev kanë pamje diametralisht të kundërta kur bëhet fjalë për sjelljen e Ministrisë së Brendshme në kushtet e coronavirusit. Sipas saj, roli i vonuar parandalues i policisë dhe mos aplikimi i masave shtypëse na kanë sjellë në këtë situatë, kthimin e karantinës.
Nuk është e drejtë, theksoi zv. ministrja, ndëshkimi i disa qytetarëve dhe pandëshkueshmëria e të tjerëve, të cilët gjithashtu kryenin kundërvajtje.
“Për fat të keq, pas një kohe të gjatë, po kthehet ora policore, megjithëse Qeveria njoftoi zbutjen e masave. Në periudhën e fundit, ka pasur ulje të disiplinës si të policisë, ashtu edhe të qytetarëve. Ndoshta kjo u provokua nga disa deklarata politike. Ministri është ai që menaxhon Ministrinë e Brendshme dhe ai dërgon mesazhin se si duhet të pozicionohet Ministria. Nëse unë dilja me një deklaratë të kundërt, do të na duhej të ndaheshim në dysh. Do të ishte e papërgjegjshme nëse do të nxisja përçarje në polici, ndërsa tani nuk është koha, as vendi që policia të përdoret për përplasje partiake”, tha Petrovska.
Policia nuk është këtu, shtoi ajo, për të kënaqur qytetarët, por për të mbrojtur ligjin./Telegrafi/
The post Petrovska: Vonimi i ndërhyrjes së policisë dhe mosndëshkimi na kanë sjell në këtë situatë appeared first on Telegrafi.