Ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska, dje në kuadër të Samitit të NATO-s në Madrid mori pjesë në darkën e punës së ministrave të mbrojtjes të NATO-s, ku u diskutua tema: “Ndikimi i kërcënimeve hibride në Ballkanin Perëndimor”.

Ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska në bisedën me ministrat e tjerë të Mbrojtjes, theksoi se komunikimi efektiv strategjik është thelbësor në luftën kundër kërcënimeve të tilla dhe rreziqeve të sigurisë dhe se tejkalimi i sfidave të tilla është një nga prioritetet e NATO-s dhe pjesë e diskutimeve të Samitit.

“Ajo që na duhet është të rrisim efikasitetin dhe cilësinë e institucioneve tona përmes profesionalizimit të stafit. Ne kemi nevojë gjithashtu për një edukim që do t’u mundësojë qytetarëve të mendojnë në mënyrë kritike.

Qëndrueshmëria dhe fuqia e institucioneve dhe e qytetarëve është vendimtare në luftën kundër kërcënimeve hibride për funksionimin e një shoqërie që do të bazohet në besim, e jo në përçarje”, tha Petrovska./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Petrovska: Rezistenca dhe fuqia e institucioneve dhe qytetarëve është kyçe në luftën kundër kërcënimeve hibride appeared first on Telegrafi.