Deputetja e LSDM-së, Sllavjanka Petrovska sot në një konferencë për media në Kuvend, theksoi se OBRM-PDUKM-ja ka konfirmuar se Bojan Hristovski në mënyrë të kundërligjshme është emëruar drejtor i ASK-së.

Sipas saj, kjo rezulton nga seanca e sotme e Komisionit për mbikëqyrjen e punës së ASK-së dhe AI-së.

“Ikin nga përballja me publikun për këtë çështje. Duke abuzuar me shumicëm, ata sot kanë penguar mbajtjen e seancës dhe diskutimit për çështje, përgjigjet e të cilave i pret i gjithë opinioni.

Tirania e shumicës dhe mungesa e plotë e një procesi demokratik për shtetin ligjor. Është ndëshkim për një shumicë të tillë parlamentare që të bëjë reforma në shërbimin e sigurisë”, theksoi Petrovska.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Deputetja mendon se është e pakuptueshme që në një komision që supozohet të mbikëqyrë, shumica të jetë shumica qeveritare. Në koordinim me kolegët e tjerë partiakë nga LSDM-ja, Petrovska do të iniciojë ndryshimin e Rregullores së punës./Telegrafi/

The post Petrovska: OBRM-PDUKM po ikën nga diskutimi për emërimin e paligjshëm të drejtorit të ASK-së appeared first on Telegrafi.