Ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska sot ka folur për pjesëmarrjen e mundshme të ministrit të Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergei Lavrov, në takimin e OSBE-së në Shkup.

Ministrja, për servisin publik, thotë se duke marrë parasysh sjelljen e Rusisë dhe politikën e saj të jashtme, nuk sheh arsye që Lavrov të marrë pjesë në këtë takim.

“Nuk ka asnjë konfirmim për ardhjen e Lavrov, por duke marrë parasysh sjelljen e politikës së jashtme ruse, ndërhyrjen e tyre në punët e brendshme të shteteve, por mbi të gjitha qëndrimin e tyre ndaj Ukrainës, nuk e kuptoj pse ai do të vinte këtu”, tha Petrovska.

Petrovska tha se Maqedonia e Veriut si kryesuese e OSBE-së në periudhën e kaluar ka dhënë vërtet gjithçka, ka bërë përpjekje maksimale që kryesimi të përfundojë me sukses dhe OSBE-ja ta përmbushë misionin e saj./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Petrovska: Nuk e kuptoj pse Lavrov do të vinte në Shkup duke marrë parasysh sjelljen në politikën e jashtme ruse appeared first on Telegrafi.