Petrovska: Nevojiten 360 milionë euro për të ulur ndotjen e ajrit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Si masë afatshkurtër, Qyteti i Shkupit duhet të bëjë një plan afatshkurtër me masa detyruese. Duhet të krijohet edhe një trup koordinues, i cili do të propozojë masa, ku do të përfshihen të gjitha palët e interesuara për ajrin, si Ministria e Ekonomisë, Ministria e Mjedisit, qyteti, tha ish-drejtoresha e Inspektoratit Shtetëror të Mjedisit, Ana Petrovska për “TV Sitel”.

Sipas saj, prodhimi i ndotësve duhet të reduktohet.

“Është thelbësore të përjashtohen lëndët djegëse fosile. Qymyri nuk mund të digjet në zonat industriale. Nafta nuk mund të digjet në institucionet publike në Shkup. Kur është testuar për herë të fundit nafta? Ajri duhet të jetë një detyrim kombëtar.

Ne kemi nevojë për burime të rinovueshme dhe efikasitet të energjisë. Duhen 360 milionë euro për të ulur ndotjen e ajrit. Është shpenzuar dy herë më shumë për Shkupin 2014. Mendoj se nuk është gjithçka për paratë. Duhet mobilizim nga të gjithë”, shton Petrovska.

Advertisement

The post Petrovska: Nevojiten 360 milionë euro për të ulur ndotjen e ajrit appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy