Petrovska: Nëse kërkohet nga Maqedonia do të dërgojmë ushtarë në Ukrainë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska u shpreh se gjendja e sigurisë në vend është stabile dhe deri tani nuk ka indikacione për rrezik i drejtpërdrejt ose indirekt.

Ajo po ashtu theksoi se momentalisht nuk ka vendim për mobilizim të pjestarëve të armatës dhe dërgimin e tyre në Ukrainë.

“Një vendim i tillë nuk është marrë. Sipas mekanizmave të NATO-s, nëse kërkohet nga ne, ne do të dërgojmë forca ushtarake, ndërsa deri në këtë moment një vendim nuk është marrë”, u shpreh Petrovska.

Në lidhje me presidentin rus Vlladimir Putin i cili vendosi në gatishmëri forcat nukleare, Petrovska tha se kjo deklaratë shqyrtohet në kuadër të strukutrave të NATO-s.

Advertisement

“Ajo deklaratë shqyrtohet në kuadër të strukturave të NATO-s, por ajo që dueht të theksojmë se ne jemi vend anëtar dhe pa dallim të kapaciteteve, jemi pjesë e kësaj aleance të madhe/ NATO deklarimet e tilla i ndjek dhe jep udhëzime për veprim të mëtejshëm”, u shpreh Petrovska./Telegrafi/

The post Petrovska: Nëse kërkohet nga Maqedonia do të dërgojmë ushtarë në Ukrainë appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy