Pjesa më e madhe e mjeteve në mbrojtje janë të drejtuara për blerjen e pajisjeve të reja të sofistikuara, kurse dorëzimi i blindave të para amerikane do të bëhet në qershor të këtij viti, tha sot ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska.
“Javën e kaluar kemi miratuar planin e prokurimit në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, por përmes marrëveshjeve ndërmjet Qeveri me Qeveri. Janë përfshirë tetë projekte që i referohen edhe rritjes së kapaciteteve, kapaciteteve mbrojtëse të batalionit të lehtë të këmbësorisë. Megjithatë, furnizimet në fushën e artilerisë dhe furnizime të tjera të nevojshme për ushtrinë.
Të gjitha këto prokurime janë bërë në përputhje me planin afatgjatë dhe afatmesëm për zhvillimin e ushtrisë”, tha ministrja Petrovska, e cila sot ishte në poligonin “Krivolak” ku u realizua Dita e mysafirëve të lartë të stërvitjes BLESOK 22./Telegrafi/
The post Petrovska: Në qershor nga SHBA-të arrijnë automjetet e para të blinduara për ushtrinë tonë appeared first on Telegrafi.