Kandidatja për kryetare të LSDM-së, Sllavjanka Petrovska, e pyetur nëse ish-kryetari Zoran Zaev qëndron prapa kandidatit Venko Filipçe dhe nëse një mbështetje e tillë i jep përparësi Filipçes, Petrovska vlerëson se kjo mund të kontribuojë në ndarje të mëtejshme brenda partisë.

“Qëndrimi i ndonjë prej ish-kryetarëve pas ndonjë prej kandidatëve aktualë, mendoj se vetëm do ta përçajë më tej partinë dhe mendoj se mund ta vështirësojë procesin e zgjedhjes legjitime të një presidenti. I respektoj të gjithë ish-kryetarët e LSDM-së sepse kanë lënë gjurmë në parti dhe në vend, por më duhet përkrahja e anëtarësisë”, tha Petrovska.

Petrovska tha se nëse nuk i fiton zgjedhjet, atëherë nuk do të kërkojë asnjë pozitë, por se do të mbetet deputete e LSDM-së në Kuvend./Telegrafi/

The post Petrovska: Ndërhyrja e Zaevit në zgjedhje do të sjellë përçarje të reja në LSDM appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";