“Opozita ndikohet fuqimisht nga lideri i saj, i cili padyshim nuk është pjesë e Kuvendit, por dëshiron të diktojë punën e deputetëve”, tha deputetja e LSDM-së Slavjanka Petrovska në emisionin “Utrinski Brifing”.

Sipas saj, çdo lloj takimi që është në interes të zhbllokimit të Kuvendit është i mirëpritur.

“OBRM-PDUKM nuk ka asnjë shpjegim logjik pse nuk donte që ne të miratonim rendin e ditës për seancën e së martës. Në atë seancë, ata kërkuan në mënyrë të paarsyeshme që vetëm ligjet nga paketa e masave ekonomike të përjashtohen, ndërsa pjesa tjetër të pret një kohë të ardhshme”, shtoi Petrovska.

Kryeministri Zoran Zaev njoftoi dje nga Velesi se sot do të kërkohet zgjidhje për bllokadën./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Petrovska: Mickoski dëshiron që të diktojë punën e deputetëve appeared first on Telegrafi.