Petrovska: Maqedonia e Veriut nuk do të dërgojë ushtarë në Ukrainë nëse ka konflikt

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska në emisionin “24 analiza” foli për rolin e Maqedonisë së Veriut si vend anëtar në NATO dhe rolin e ushtrisë në krizën e Ukrainës.

Ajo tha se Maqedonia e Veriut nuk do të dërgojë ushtarë nëse ka konflikt mes Ukrainës dhe Rusisë.

“Maqedonia e Veriut është vend anëtar i NATO-s, por sipas Marrëveshjes së Uashingtonit, nuk mund të dërgohen ushtarë në territorin e shteteve të huaja që nuk janë pjesë e NATO-s të cilët nuk janë pjesë e mbrojtjes kolektive të NATO-s”, tha ajo.

Sipas saj, në asnjë moment nuk ka përdorur terminologjinë se do t’i shpallim luftë ndonjë shteti tjetër./Telegrafi/

Advertisement

The post Petrovska: Maqedonia e Veriut nuk do të dërgojë ushtarë në Ukrainë nëse ka konflikt appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy