Petrovska: Maqedonia e Veriut mbështet anëtarësimin e Kosovës në NATO

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Sllavjanka Petrovska në “ClickPlus” ka deklaruar se Maqedonia e Veriut i jep mbështetje të plotë anëtarësimit të Kosovës në NATO.

“Në përgjithësi, politika jonë ndaj shteteve të reja anëtare – potenciale të NATO-s është parimore dhe ajo është se mbështesim politikën për dyer të hapura të NATO-s”, tha Petrovska në pyetjen se si do të votonte Maqedonia e Veriut për anëtarësimin e Kosovës në NATO.

Petrovska gjithashtu tha se një intervenim i NATO-s në Ukrainë, do të nënkuptonte një fillim të Luftës së Tretë Botërore.

“Nëse forcat e NATO-s do të hynin në Ukrainë, kjo do të nënkuptonte fillim të Luftës së Tretë Botërore”, tha Petrovska.

Advertisement

Petrovska theksoi se të gjitha mekanizmat që u futën në fuqi gjatë kësaj periudhe, dëshmoi se presidenti i Ukrainës, Vollodymir Zelenksi nuk është lënë vetëm.

“Nuk do të thosha se e kemi lënë vetëm për shkak se me të gjitha mekanizmat, të cilat i futën në fuqi gjatë kësaj periudhe, i ndërmarrim të gjitha masat dhe aktivitetet për të kundërshtuar agresionin në Ukrainë. Mendoj se dëshmuam solidaritet të madh”, shtoi Petrovska.

The post Petrovska: Maqedonia e Veriut mbështet anëtarësimin e Kosovës në NATO appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy