Ministrja e Mbrojtjes, Sllavjnaka Petroska dënoi pushtimin rus në Ukrainë.

“Maqedonia e Veriut bashkërisht me aleatët në NATO jep mbështetje të fuqishme ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës dhe sulmi rus është shkelje e të drejtës ndërkombëtare dhe të drejtave të njeriut në Ukrainë”, u shpreh Petrovska.

Në tryezën të institutit mbretëror “The Royal United Services Institute” në Londër me temën “Rreziqet bashkëkohore të sigurisë dhe ndikimi i tyre ndaj Ballkanit Perëndimor”, siç njoftojnë nga Ministria e Mbrojtjes, Petrovska ka theksuar se lista e rreziqeve të sigurisë është e gjatë me theks të veçantë rreziqet kibernetike dhe hibride.

“NATO ka përgjigje të qartë ndaj të gjitha rreziqet e sigurisë. Ne e rritëm gatishmërinë tonë për mbrojtje dhe mbështesim përpjekjet ndërkombëtare për stabilitet dhe siguri në nivel global”, u shpreh ajo.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sipas Petrovskës, në këtë situatë sigurie në Evropë, është e qartë se sa i rëndësishëm ishte anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në NATO./Telegrafi/

The post Petrovska: Maqedonia e Veriut dënon pushtimin rus në Ukrainë appeared first on Telegrafi.