Ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska sot ka realizuar takim me Havier Kolomina, ndihmës sekretar i NATO-s për punë politike dhe siguri me të cilën biseduan për arritjet e Maqedonisë së Veriut si dhe aktivitet si një anëtar aktiv në Aleancë për mbrojtjen kolektive të NATO-s dhe stabilitetit të rajonit, njoftojnë nga Ministri e Mbrojtjes.

Petrovska theksoi se Maqedonia e Veriut në përgjithësi i përmbush detyrimet e mara nga pakoja e NATO-s për qëllimet e kapaciteteve, me theks të veçantë në modernizimin e Ushtrisë dhe përmirësimin e kushteve dhe zhvillimin e kapaciteteve njerëzore në Ministri dhe Ushtri.

Në kuadër të sigurisë rajonale, ministrja theksoi se Maqedonia e Veriut po rrit pjesëmarrjen e saj në misionin e KFOR-it në Kosovë. Ajo theksoi se dialogu ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës duhet të vazhdojë dhe se të dyja palët duhet t’i realizojnë obligimet e marra.

“Integrimi i vendeve nga rajoni në BE është çështje e sigurisë dhe një përgjigje më e mirë ndaj ndikimit të vendeve të treta në rajon”, tha Petrovska.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në ballafaqim me problemin e sulmeve kibernetike dhe lajmeve të rrejshme, Petrovska tha se transparenca 100 për qind aktive e Ministrisë së Mbrojtjes është mënyra më e mirë për parandalimin dhe përballimin me këtë sfidë./Telegrafi/

The post Petrovska-Kolomina: Integrimi i rajonit në BE është çështje e sigurisë appeared first on Telegrafi.