
Askush nuk e di se sa mazut toksik po hyn në vend dhe hetimet po e injorojnë ndotjen, thotë në një intervistë për “Radion Europa e Lirë”, ish-drejtoresha e Inspektoratit Shtetëror të Mjedisit, Ana Petrovska.
Pikërisht për këtë, në fillim të këtij muaji ka pasur edhe arrestime, mes të cilëve Asmir Jahoski, pronar i Pucko Petrol dhe Ratko Kapushevski, pronar i kompanisë RKM.
“Sasi të mëdha të mazutit toksik importohen për shkak të çmimit të tij të lartë në tregun e Europës perëndimore ndërsa realisht importohen sasi të mëdha të mazutit me cilësi të keq me përfitime të mëdha që punojnë me të, por këtu përfitojnë edhe kompanitë që e blejnë sepse e blejnë me çmim pak më të ulët. Këto janë mbetje nga prodhimi i derivateve ose mbeturinat e vajit”, tha Ana Petrovska, ish drejtoreshë e Inspektoratit Shtetëror të Mjedisit jetësor.
The post Petrovska: Ka sasi të mëdha të mazutit toksik që importohet në Maqedoni appeared first on Telegrafi.