Maqedonia e Veriut dhe Kanadaja treguan solidaritet në përforcimin e sigurisë së krahut lindor të NATO-s. Kanadaja edhe pse nuk është anëtare e BE-së, fuqishëm është e bindur se vendi i Maqedonisë së Veriut është në BE, si mënyrë e vetme për përforcim të stabilitetit, përparimit dhe për zhvillim të mëtutjeshëm të bashkëpunimit transatlantik, konkluduan në takimin e sotëm ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska dhe ministrja e Punëve të Jashtme e Kanadasë, Melanie Joly, e cila ndodhet për vizitë në RMV.

Në takim Petrovska dhe Joly biseduan për bashkëpunimin në mbrojtje të Maqedonisë së Veriut dhe Kanadasë, si dhe përkushtimin e të dy vendeve në përforcimin e sigurisë kolektive të NATO-s, përmes pjesëmarrjes në forcat multinacionale të Aleancës në krahun lindor.

“Agresioni rus ndaj Ukrainës dhe i tërë mosrespektimi i rendit të vendosur botëror juridik na tregoi se vazhdimisht duhet të jemi vigjilentë dhe të përkushtuar në mbrojtjen e vlerave tona – demokracisë sonë, lirisë dhe sovranitetit. Falënderim për aleatët tanë kanadezë, nën kryesimin e të cilëve pjesëtarët e Armatës së RMV-së dhe aleatët e tjerë në kuadër të forcave multinacionale të NATO-s në Letoni, e përforcojnë sigurinë e të gjitha anëtarëve të NATO-s”, tha Petrovska.

Ministrja Joly theksoi se Kanadaja e vlerëson lartë pjesëmarrjen e pjesëtarëve të ARM-së në forcat multinacionale të NATO-s në Letoni dhe porositi se ata janë pjesë e rëndësishme e sigurisë kolektive të Aleancës dhe sigurisë së të gjitha vendeve-anëtare.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Joly potencoi se Kanadaja edhe pse nuk është anëtare e BE-së, fuqishëm është e bindur se vendi i Maqedonisë së Veriut është në BE, si mënyrë e vetme për përforcimin e stabilitetit tonë, përparimin dhe për zhvillim të mëtutjeshëm të bashkëpunimit transatlantik.

 

The post Petrovska – Joly: Treguam unitet në përforcimin e sigurisë së krahut lindor të NATO-s appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";