Për momentin nuk ka kërcënim konkret për sulm ndaj vendit tonë, por investimet në mbrojtje janë pjesë e rishikimit strategjik të mbrojtjes dhe pjesë e të gjithë planifikimit afatgjatë, deklaroi ministrja e Mbrojtjes Slavjanka Petrovska, lidhur me paralajmërimin për blerjen e sistemit modern të mbrojtjes ajrore nga Franca.

Petrovska tregoi se ndërrimi i sistemit kundërajror që e kemi është një nga obligimet dhe është një projekt që ka filluar para disa vitesh.

“Bëhet fjalë për finalizimin e kontratës, e cila prej disa vitesh vijon procedurën e negociatave me prodhues të ndryshëm, ekzaminimin e pajisjeve të ofruara nga një ekip ekspertësh nga Ushtria dhe atë që u prezantua të premten para Komisionit Parlamentar për Mbrojtjen dhe Sigurinë, është praktikisht dokumenti përfundimtar, sqaroi Petrovska në një deklaratë për media pas konferencës së sotme në Ministrinë e Mbrojtjes.

Implikimet e përgjithshme financiare të kësaj kontrate janë 66 milionë euro, ndërsa Petrovska sqaroi se pagesa do të bëhet për një periudhë katërvjeçare.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Investimi në mbrojtje duhet të monitorohet në vazhdimësi, sepse në këtë mënyrë e kryejmë funksionin themelor të Ministrisë dhe Armatës, që është mbrojtja e interesave kombëtare dhe shtetërore, tha Petrovska.

Ministria e Mbrojtjes, të premten para Komisionit Parlamentar për Mbrojtjen dhe Sigurinë, bëri me dije se Ministria e Mbrojtjes po i afrohet prokurimit të një sistemi modern të mbrojtjes kundërajrore, për të cilin do të lidhë marrëveshje me Ministrinë e Mbrojtjes së Republikës së Francës.

Siç bën të ditur Ministria e Mbrojtjes, bëhet fjalë për një prokurim shumëvjeçar të sistemit të mbrojtjes kundërajrore në lartësi të ulët, i cili duhet të përmirësojë gatishmërinë luftarake të Ushtrisë dhe që është paraparë në përputhje me Planin për pajisjen dhe modernizimin e Ushtrisë.

Si anëtare e NATO-s, siguria e qiellit tonë garantohet nga forcat ajrore aleate, dhe blerja e sistemit të mbrojtjes kundërajrore është plotësuese me sistemin e përgjithshëm të mbrojtjes së vendit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ministria e Mbrojtjes njoftoi gjithashtu se në dy dekadat e fundit nuk është prokuruar asnjë sistem i mbrojtjes ajrore, i cili është i nevojshëm para së gjithash për të mbështetur dhe mbrojtur pjesëtarët e Ushtrisë, mbrojtjen e institucioneve dhe rritjen e sigurisë së qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

The post Petrovska: Investimet në mbrojtje janë pjesë e planifikimit strategjik afatgjatë appeared first on Telegrafi.