Fatkeqësisht, ajo që kemi parë deri më tani nga rrjedha e hetimeve është selektiviteti dhe është kontaminuar nga deklarata dhe veprime të caktuara politike. Për këto arsye do të duhet të bëhet një ndryshim në drejtim të gjetjes dhe dënimit të fajtorëve të vërtetë për tragjedinë në Koçan, theksoi deputetja e LSDM-së Slavjanka Petrovska në emisionin “Analiza” në “Tv 24”.
“Hetimi është kontaminuar më së shumti nga deklaratat politike të ministrit të Brendshëm, i cili përkohësisht mori rolin e kryeprokurorit në vend, dhe natyrisht në ditën e parë nga kryeministri Mickoski, duke vënë në dukje fajtorët, duke mbrojtur, për shembull, kryetarin e Komunës së Koçanit, i cili deri para pak kohësh pretendohej se ishte i pafajshëm, por prokuroria kërkoi dhe gjykata i vendosi masa ndaj tij”, tha Petrovska.
AJo thekson se hetimi duhet të kishte shkuar në rend të kundërt, sepse ata që ishin fajtorë të parët, të thirrur më drejtpërdrejt, duhej të ishin larguar së paku nga puna./Telegrafi/
The post Petrovska: Hetimi për Koçanin është i kontaminuar me deklarata politike dhe veprime selektive appeared first on Telegrafi.