Deputetja e LSDM-së, Sllavjanka Petrovska thotë se me dorëheqjen e Zoran Zaevit nga posti i kryetarit të LSDM-së mendohej se do të zgjidheshin problemet do të zgjidheni në parti, por u vërtetua se është sjell vendim i gabuar.

“Mund të jetë një nga gabimet e vitit 2021, edhe atëherë kemi pasur rezultat të keq në zgjedhjet lokale, u vlerësua se me dorëheqjen ose tërheqjen e Zoran Zaevit nga posti i kryetarit dhe kryeministrit problemet do të tejkaloheshin, por u pa se është marrë një vendim i gabuar, ose analizat e pamjaftueshme të rezultateve kanë sjell deri tek disa procese të caktuara dhe prandaj sot më 2024 rezultatet janë katastrofale për LSDM-në”, tha Petrovska për “DailyClick”.

Ajo tha se nuk ka dëshiruar që kjo t’i ndodh LSDM-së.

Në lidhje me kandidimin e saj për kryetare të LSDM-së, Petrovska tha se tani është momenti i duhur./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Petrovska: Dorëheqja e Zaevit nga LSDM ishte vendim i gabuar appeared first on Telegrafi.