Deputetja e LSDM-së, Sllavjanka Petrovska thotë se sot u zbulua gënjeshtra më e madhe e OBRM-PDUKM-së dhe doli në dritë hipokrizia e tyre e njohur si hipokrizi para dhe paszgjedhore.

“E vërteta është se sot deputetët e OBRM-PDUKM-së votuan kundër Ligjit për “branitellat”. Në dhjetor të vitit 2023 bllokuan Ligjin për punonjësit e mbrojtjes, me pretekstin se deri në miratimin e Ligjit për “branitellat” e hartuar atëherë, nuk do të miratohej Ligji për punonjësit e mbrojtjes. Realiteti është se Ligji për punonjësit e mbrojtjes është miratuar, por sot nuk kanë përkrahur zhbllokimin e Ligjit për “branitellat”.

Për 8 muaj në pushtet janë zbuluar dhjetëra gënjeshtra të OBRM-PDUKM-së, por e vërteta më e madhe është se qytetarët asnjëherë nuk kanë qenë të rëndësishëm për ta”, shkruan Petrovska./Telegrafi/

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Petrovska: Deputetët e OBRM-PDUKM-së votuan kundër Ligjit për “branitellat” appeared first on Telegrafi.