Deklarata e miratuar nga Kuvendi synon të dënojë shkeljen e të drejtave të njeriut në Ukrainë, tha ministrja e Mbrojtjes, Slavjanka Petrovska, në emisionin “360 Gradë” në Alsat.
Ajo shprehu vërejtje për qëndrimin e partisë opozitare “E Majta”, e cila nuk mbështeti Deklaratën në fjalë.
“Pyetja që shtrohet politikisht është se interpretohet në kolaicionin opozitarë mos përkrahja e njërës nga partitë politike e cila deri para disa muajsh do duhej të ishte faktor kyç për të ashtuquajturën qeveri të re”, tha Petrovska.
E pyetur nëse e kishte fjalën për partinë “E Majta”, ministrja tha: “Absolutisht – po”.
Advertisement
The post Petrovska: Deklarata e miratuar në Kuvend dënon shkeljen e të drejtave të njeriut në Ukrainë appeared first on Telegrafi.