Mbledhja e të ardhurave tatimore është mjaft stabile dhe është për 18 për qind më e lartë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar, vlerësoi sot drejtoresha e Drejtorisë së të ardhurave publike (DAP) Elena Petrova.

“Deri ditën e djeshme janë mbledhur rreth 116 miliardë denarë në bazë të tatimeve. Ndërsa deri më 31 tetor janë mbledhur rreth 95 miliardë denarë kontribute sociale, që do të thotë se deri dje kemi mbi 211 miliardë denarë të mbledhur në bazë të tatimeve dhe kontributeve. Me këtë e kemi realizuar planin për pagesë prej 98 për qind, tha Petrova në përgjigje të pyetjes së gazetarëve në pauzën nga paneli “Më shumë të ardhura tatimore për shoqëri më të pasur – perceptime dhe perspektiva”.

Theksoi se deri në fund të këtij muaji kanë mbetur edhe pesë deri në gjashtë ditë pune, duke përfshirë edhe ditën e tatimit për TVSH – 25-ti i këtij muaji.

“Kjo granton se do të përmbushim planin për pagesë për periudhën. Krahasuar me vitin e kaluar, pagesa e tatimeve është 18 për qind më e lartë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Të gjitha këto fakte mbështesin konstatimin se mbledhja e të ardhurave tatimore është mjaft stabile”, thekson Petrova.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Petrova: Mbledhja e të ardhurave tatimore është mjaft stabile, kemi pagesë më të lartë krahasuar me vitin e kaluar appeared first on Telegrafi.