Kryetari i PSD-së Tito Petkovski beson se duhet të mbahet një referendum konsultativ mbi kushtet e vendosura nga Bullgaria mbi anëtarësimin në BE së bashku me zgjedhjet e ardhshme lokale.

Sipas tij, qytetarët si bartës të sovranitetit duhet të thonë fjalën e fundit.

“Njerëzit gjithsesi do të shkojnë në votime dhe të pyesin qytetarët nëse duan në këto kushte të ofruara nga Bullgaria, të fillojnë negociatat për të përcaktuar kornizën e negociatave.

Vetëm në atë mënyrë vendimet e Kryeministrit do të kenë besueshmëri dhe mbështetje nga njerëzit, do ta lehtësojnë pozicionin e tij. Në ndërkohë, do të ketë regjistrim në fund të shtatorit dhe ne do të shohim saktësisht se sa do të regjistrohen si bullgarë”, tha Petkovski.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në të njëjtën kohë, ai njoftoi se PSD është e hapur për qytetarët që nuk kanë lidhje partiake./Telegrafi/

The post Petkovski: Duhet të mbahet një referendum konsultativ mbi kushtet e vendosura nga Bullgaria appeared first on Telegrafi.