“Nuk duhet të shkatërrohet gjithë procesi i fqinjësisë së mirë me Maqedoninë e Veriut, dhe ata të pranohen në BE vetëm mbi bazë të një kriteri – historisë”.

Këtë e ka thënë Kiril Petkov, bashkëkryetari i koalicionit “Ndryshimi vazhdon”, i cili ka fituar në zgjedhjet parlamentare në Bullgari të dielën, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Petkov ka përsëritur se për zgjidhjen e kontestit duhet të formohen grupe pune, në të cilat përveç historianëve, do të ketë edhe njerëz të biznesit, kulturës dhe infrastruktursë. Sipas tij, në këtë mënyrë mund të fitohet shumë.

“Nëse nuk dilet me ekipe që i dinë edhe përparësitë edhe pikat problematike, nuk ka mundësi të arrihet një zgjidhje përfundimtare”, tha Petkov, duke shprehur besimin se nuk do të ketë problem me partnerët e koalicionit për çështjen e Maqedonisë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sipas tij, varianti më i keq do të ishte që tema me Maqedoninë të përdoret për qëllime dhe parolla politike./Telegrafi/

The post Petkov: Fqinjësia e mirë me Maqedoninë nuk duhet të prishet me historinë appeared first on Telegrafi.