Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë kryer 2.018 testet, ndërsa janë regjistruar 159 raste të reja me COVID-19, njofton Telegrafi Maqedoni.

Sipas qyteteve në: Shkup-45, Kumanovë-26, Dibër-9, Shtip-10, Prilep-12, Tetovë-5, Strugë-4, Veles-4, Manastir-2, Ohër-2, Kavadar-7, Gostivar-6, Gjevgjeli-3, Strumicë-4, Kriva Pallankë-6, Koçan-2, Probishtip-2, Pehçev-3, Berovë-1, Dellçevë-3, Kratovë-1, Sveti Nikollë-1, Kërçovë-1.

Pesë persona kanë ndërruar jetë nga coronavirusi, një paciente nga Shkupi (61), dy pacientë nga Dibra (43 dhe 86), një pacient nga Kërçova (62) dhe një pacient nga Demir Hisari (70). Të gjithë pacientët vdiqën në spital.

Numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve me coronavirus në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 14.163./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Pesë viktima dhe 159 raste të reja me coronavirus në Maqedoni appeared first on Telegrafi.