Pesë persona janë lënduar në një aksident trafiku në kryqëzimin e rrugëve “Simeon Kavrakirov” dhe “Veniamin Macukovski” në lagjen Aerodrom në Shkup.

“Sot (26.11.2023) në ora 03:25 është raportuar se në Shkup, në kryqëzimin e rrugëve “Simeon Kavrakirov” dhe “Veniamin Macukovski”, automjeti i pasagjerëve “Porsche” me targa të Shkupit, i drejtuar nga A.C (19) nga Shkupi, ka dalë nga rruga”.

“Nga aksidenti ka mbetur i plagosur rëndë A.C dhe pasagjeri S.P(18), ndërsa tre pasagjerë të tjerë J.M.(18), E.B.(18) dhe AM.K.(18), të gjithë nga Shkupi, kanë pësuar lëndime trupore, të konstatuara në Kompleksin e klinikave “Nënë Tereza” dhe në Spitalin e Përgjithshëm “Shën Naumi i Ohrit””, njoftoi MPB.

Kontroll është kryer nga ekipi inspektues nga SPB Shkup.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Pesë persona të lënduar në një aksident në Aerodrom të Shkupit appeared first on Telegrafi.