“Politikanët në Maqedoni do të jenë në mesin e të parëve që do të vaksinohen kundër coronavirusit, që të japin shembull pozitiv për qytetarët”.
Këtë sot në konferencë për shtyp e tha zëdhënësi i qeverisë Dushko Arsovski. Ai tha se vaksina pritet të arrijë në muajt e parë të vitit 2021, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Arsovski deklaroi se akoma nuk dihet se sa është numri i vaksinave që do të vijnë nga Bullgaria, Greqia dhe Polonia.
Ai shtoi se vendi nuk pret vetëm donacione, por edhe në kohë i ka marrë të gjitha hapat për të siguruar vaksinën.
Ndryshe, RMV pritet të blejë 833 mijë doza të vaksinës nëpërmjet sistemit Kovaks dhe pritet të arrijnë në muajt e parë të vitit 2021./Telegrafi/
The post Përveç mjekëve, edhe politikanët të parët do të vaksinohen kundër COVID-19 në Maqedoni appeared first on Telegrafi.