Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, në margjinat e Forumit Diplomatik Antalia, u takua me Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE-së, Feridun H. Sinirliogllu, me Përfaqësuesin e Lartë në Bosnje e Hercegovinë, Kristian Shmit, me Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Moldavisë, Mihail Popshoju, me Ministrin e Punëve të Jashtme të Gjeorgjisë, Maka Boçorishvili, si dhe me eurodeputetin në Parlamentin Evropian, Ilhan Kuçuk.

Në takimin me Përfaqësuesin e Lartë Shmit, informuan nga MPJTJ-ja, në fokus ishte situata politike në rajon, perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor dhe rëndësia e angazhimit të vazhdueshëm për stabilitet, paqe dhe pajtim. Takimi me Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE-së, Sinirliogllu, ishte jashtëzakonisht konstruktiv – me qëllim shkëmbimin e pikëpamjeve mbi sfidat e sigurisë dhe identifikimin e potencialit për promovimin e stabilitetit dhe bashkëpunimit rajonal.

Në takimet me ministrat e Punëve të Jashtme të Moldavisë dhe Gjeorgjisë u konfirmua bashkëpunimi i shkëlqyer dypalësh dhe shumëpalësh, me një angazhim të përbashkët për forcimin e lidhjeve ekonomike dhe intensifikimin e mbështetjes në kuadër të proceseve integruese evropiane.

Në takimin me eurodeputetin Ilhan Kuçuk, ministri Mucunski theksoi rëndësinë e hapjes dhe zhvillimit të negociatave për anëtarësim si mekanizmi më i mirë për sigurimin e pakthyeshmërisë së proceseve reformuese dhe zhvillimit demokratik. Ai theksoi se është e nevojshme të deeskalohen bllokadat dypalëshe dhe të kthehet procesi i integrimit evropian në kornizën e tij thelbësore – vlerësimi sipas meritës dhe kritereve të përmbushura.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor, Mucunski në takim me disa politikanë në Forumim Diplomatik Antalia appeared first on Telegrafi.