Shtatë infermiere dhe teknikë nga Spitali i përgjithshëm me veprimtari të zgjeruar në Koçan prej nesër do të angazhohen në Klinikën Infektive në Shkup.
Risistemimi i vendeve të reja të punës është i përkohshëm dhe është duke u realizuar me kërkesë të Ministrisë së Shëndetësisë, për shkak të mungesës së kuadrit mjekësor në Klinikë. Punonjësit shëndetësorë nga Koçani do t’u ndihmojnë kolegëve të tyre në mjekimin e pacientëve të prekur nga Kovid-19 të cilët janë të hospitalizuar në Shkup.
“Jemi duke vepruar sipas udhëzimeve të përcaktuara paraprakisht nga Ministria e Shëndetësisë dhe ky sistemim i kuadrit nuk do të ndikojë në funksionimin normal të spitalit tonë. Disponojmë me personel të mjaftueshëm dhe personel tjetër mjekësor, me ç’rast në mënyrë pozitive i jemi përgjigjur kërkesës së Ministrisë resore”, theksoi Aleksandar Serafimov, drejtor i Spitalit të Përgjithshëm me veprimtari të zgjeruar.
Punonjësit shëndetësorë të Spitalit të përgjithshëm të Koçanit në Klinikën Infektive në Shkup do të punojnë gjatë dy javëve të ardhshme ndërsa u bashkohen edhe kolegë të tyre nga spitalet në Veles, Kavadar dhe Kërçovë.
The post Personel mjekësor nga Koçani do të ndihmojnë në Klinikën Infektive në Shkup appeared first on Telegrafi.