U përmbys një autobus me punëtorë, nga fabrika “Kromberg dhe Shubert” në Manastir. Aksidenti ndodhi mëngjesin e sotëm pranë fabrikës në zonën industriale “Zhabeni”, kur punëtorët me transport të organizuar po ktheheshin në shtëpi nga turni i tretë.
Pesë persona u lënduan, shoferi i autobusit dhe katër pasagjerë. Ata kërkuan ndihmë në Spitalin Klinik në Manastir. Të gjithë ishin me lëndime të lehta dhe u lëshuan për kurim shtëpiak.
“Në orën 06.28 në SPB Manastir u raportua se në dalje të fabrikës në afërsi të fshatit Zhabeni, Manastir, rrugës për në Manastir, është përmbysur një autobus me pasagjerë”, njoftojnë nga MPB.
Arsyet e aksidentit nuk dihen ende. Ndryshe, në këtë fabrikë, ku prodhohen kabllo për industrinë e automobilave, punojnë mbi 5,500 njerëz.
The post Personat e lënduar nga përmbysja e autobusit në Manastir janë lëshuar për kurim shtëpiak appeared first on Telegrafi.