Falë dërgesës së sotme të vaksinave, gjatë javës së ardhshme pritet të përshpejtohet procesi i vaksinimit në mbarë vendin. Nga MSH-ja njoftojnë se pritet që në nivel ditor të vaksinohen prej 15.000 deri 20.000 qytetarë, ndërsa për një kohë të shkurtër do të vaksinohen ata 18 000 qytetarët që tashmë janë paraqitur për t’u vaksinuar.

“Me procesin e imunizimit dhe vaksinimin e një numri të madh të qytetarëve tregojmë rezultate të shkëlqyeshme në uljen e numrit të të infektuarve të rinj me Kovid-19 dhe të qytetarëve të hospitalizuar, gjë që e tregon edhe vetë fakti se qendrat Kovid nëpër vendin tonë janë të zbrazëta, ndërsa është i ulët edhe numri i pacientëve të hospitalizuar në Klinikën Infektive”, tha Ivanka Stojanoski – sekretare shtetërore në MSH.

Ministrit Filipçe, thotë se vaksinën “Sinovak” e ka aprovuar edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë si efikase dhe të sigurt.

“Është shumë efikase për parandalim të infeksionit të rëndë. Rekomandohet për gratë shtatzëna për shkak se përfitimet nga vaksinimi janë më të mëdha se rreziqet potenciale, si dhe te lehonat”, tha Filipçe.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Të premten në vendin tonë arritën 100.620 doza të vaksinës Fajzer përmes mekanizmit Kovaks. Me këto dërgesa nga e hëna do të vazhdojë imunizimi masiv i qytetarëve, proces i cili ishte ndërprerë për shkak të mungesës së vaksinave. Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se deri në fund të verës një numër i madh i qytetarëve do të jenë të vaksinuar./Alsat/

The post Përshpejtohet imunizimi në Maqedoni, MSH jep afatin: Deri në fund të verës shumica e qytetarëve të vaksinohen appeared first on Telegrafi.