“Mos bëni kaos, siç jeni mësuar të bëni kaos në këtë parlament”, kështu tha deputeti i BDI-së, Talat Xhaferi, kryetarit të Kuvendit Afrim Gashi, që siç tha, për shkarkimin e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor janë në kundërshtim me rregullat dhe procedurat.
Por Gashi tha se Xhaferi ka thyer rregulloren e Kuvendit, pasi kërkoi fjalën për diçka tjetër dhe foli ndiçka tjetër, ndërsa për anëtarët e Këshillit Gjyqësor, Gashi tha se nuk bëhet fjalë për shkarkim por për interpelancë
“Nuk i ka hije një ish-kryetarit të Parlamentit që ta thyej rregulloren në këtë mënyrë, të kërkojë fjalë për diçka tjetër dhe të paraqitet për diçka tjetër”, tha Gashi.
The post Përplasje Xhaferi-Gashi në Kuvend, në lidhje me interpelancën ndaj anëtarëve të Këshillit Gjyqësor appeared first on Telegrafi.