
Moti i ligë, me shi të fuqishëm dhe me erë i cili mbizotëroi pasditen e djeshme nëpër disa qytete të Maqedonisë së Veriut, ka shkaktuar edhe dëme.
Një ndër vendbanimet me dëme shumë të mëdha është qyteti i Koçanit.
Qyteti tashmë është totalisht i përmbytur.
Reshjet e shiut kanë hyrë pothuajse në çdo shtëpi, institucione shtetërore si dhe objekte shkollore.
Autoritetet e Koçanit kanë pranuar disa thirrje emergjente të cilët kanë raportuar se kanë rënë një numër i madh i drunjëve, ndërsa disa kabllo elektrikë janë këputur plotësisht nga shtyllat.
Aktualisht qytetit në ndihmë i kanë dalur disa ekipe ndihmëse nga institucionet shtetërore të cilët merren me menaxhimin e situatave me fatkeqësi natyrore.
The post Përmbytje në Koçan, reshjet e shiut shkaktuan shumë dëme appeared first on Telegrafi.