Reshjet e shiut për disa orë mbushën me ujë rrugët dhe trotuaret e Tetovës. Një gjë e tillë ndodh shpesh kur kemi reshje më të mëdha të shiut. Gjatë ditës së sotme shiu filloi në ora 14:00 dhe përfundoi deri në ora 17:00.

Disa banorë reagojnë se një gjë e tillë ndodh çdo herë kur ka reshje intesive të shiut në vendet te rrethrrotullimi në bulevardet ‘Marshall Tito’ dhe ‘Bllagoja Toska’, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Uji mblidhet edhe në bulevardin ‘Blagoja Toska’ te kazerma, rruga 29 nëntori në Çarshi të Epërme, rreth qendrës sportive dhe stacionit.

Nga ndërmarrja publik komunale thonë se vazhdimisht kur ka reshje të shiut ka kërkesa për ndërhyrje./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Përmbytje në disa rrugë të Tetovës për shkak të reshjeve të shiut appeared first on Telegrafi.