Njërit nga të dënuarit në rastin “Lagjja e Trimave”, Musadik Pajazitit i është përkeqësuar gjendja shëndetësore në ditën e 15 të grevës së urisë.
Burime jo zyrtare nga burgu hetues i Shutkës bëjnë të ditur se para pak minutave një ekip mjekësor e ka nxjerr Pajazitin nga burgu për ta dërguar në njërin nga spitalet në kryeqytet. Katër grevistët tjerë janë në gjendje stabile shëndetësore.
Greva e tyre ka të bën me kërkesën për tu sistemuar në burgun ndëshkues të Idrizovës ku edhe i takojnë të drejtat për fundjavë jashtë burgut dhe vizita familjare./Alsat/
Advertisement
The post Përkeqësohet gjendja shëndetësore e njërit prej “Grupit të Kumanovës”, dërgohet në spital appeared first on Telegrafi.