Edhe pse të premten në qytetin e Kërçovës filloi imunizimi i popullatës më të moshuar, gjendja me rate të reja përkeqësohet.
Mjeku Nexhat Ballazi sqaron se për çdo ditë vaksinohen rreth 50 persona dhe se për këtë javë janë rezervuar të gjitha terminet për vaksinim.
“Gjatë gjithë javës terminet janë të rezervuara ashtu siç është interesimi i madh. Për çdo ditë imunizohen 50 persona dhe tani nuk ka reagime nga ndonjë të vaksinuar me vaksinën AstraZeneca”, thotë mjeku Nexhat Ballazhi.
Ai sqaron se pacientët që paraqiten më vonë kanë gjendje më të rëndë shëndetësore.
“Gjendja me rastet e reja në spitalin tonë është e përkeqësuar. Për çdo ditë pranohen qytetarë me gjendje të rëndë ndërsa vdekshmëria është në rritje. Vetëm në dy ditët e fundit kemi katër të vdekur”, shton mjeku Ballazhi./Telegrafi/
The post Përkeqësohet gjendja me COVID-19 në Kërçovë appeared first on Telegrafi.