Perinski: Revokimi i kryetarit të komunës duhet të jetë përmes referendumit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Revokimi i kryetarëve të komunave që nuk do ta kryejnë funksionin e tyre për të cilin janë zgjedhur nga ana e qytetarëve duhet të revokohen përmes referendumit, zbulon në intervistë për Agjencinë Informative të Lajmeve ministri i Vetëqeverisjes Lokale Zlatko Perinski.

Revokimi i një kryetari të komunës është një nga risitë që duhet të jenë pjesë e zgjidhjes ligjore për vetëqeverisje lokale e cila parashikohet të bëhet gati deri në mars, ndërsa për të cilën deri atëherë do të hapet një proces i gjerë konsultues në të cilin do të përfshihen të gjitha palët e interesuara – ekspertë, kryetarë komunash, kryetarë të këshillave, sektori civil.

“Në thelb, revokimi i kryetarëve të komunave në bazë të shembujve të cilët para se të fillojë procesi i diskutuam me ekipin e ekspertëve, duhet të jetë përmes referendumit të atyre që e sollën të njejtin kryetar komune në postin ku është tani. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm dhe të integrojmë të gjitha ndryshimet në përputhje me Kushtetutën që të mos kemi probleme dhe anomali në miratimin e të njëjtës zgjidhje ligjore. Pra realisht do t’i kushtojmë vëmendje çdo momenti dhe për këtë arsye mendojmë se është më e përshtatshme që ky ndryshim apo ky adaptim i ligjit të kalojë përmes një deklarate referendumi të qytetarëve të asaj komune, në të cilën kjo mundësi duhet të lindë në të ardhmen”, thotë Perinski.

Sot është mbajtur edhe takimi i parë inicial me ekipin e ekspertëve, i cili në fazën e parë duhet të shohë dobësitë e zgjidhjes së përhershme ligjore përmes analizës digjitale.

Advertisement

Synimi kryesor për mundësinë e revokimit të kryetarit, siç thekson Perinski, ka ardhur nga komunikimi i përditshëm me qytetarët.

Risi në ligj duhet të jetë edhe policia komunale, e cila sipas ministrit do të kursejë fonde në buxhetet e komunave sepse do të parandalohen sjelljet devijuese të individëve dhe nuk do të ketë nevojë për mjete financiare shtesë për rehabilitimin e pajisjes urbane të shkatërruar.

E gjithë intervista me video material do të publikohet nesër. Në të, ministri flet edhe pse disa komuna nuk kanë marrë para për projekte infrastrukturore, cili është qëndrimi i tij për financimin e shoqatës së qytetarëve – Akademia e Shkencave dhe Arteve shqiptare dhe nëse do të kandidojë për kryetar komune në zgjedhjet e ardhshme lokale.

The post Perinski: Revokimi i kryetarit të komunës duhet të jetë përmes referendumit appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy