Përhapja e COVID-19: Maqedonia e Veriut mund të vendoset në “listën e zezë” të shtetve të BE-së

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Maqedonia rrezikon të hiqet së shpejti nga lista e të ashtuquajturave shtete të sigurta, sa i përket pandemisë së koronavirusit.

Sllovenia, si vend kryesues i Bashkimit Evropian, ka përpiluar një listë të re të vendeve, në të cilat duhet të kthehen masat kufizuese sa i takon lëvizjes në BE, për shkak të përkeqësimit të situatës epidemiologjike, njofton Radio Evropa e Lirë.

Shtetet anëtare të BE-së do të votojnë në ditët në vijim për miratimin e listës së përditësuar. Përveç Maqedonisë, mësohet se BE-ja ka përfshirë në listën e vendeve të pasigurta edhe Kosovën, Malin e Zi, Izraelin, Shtetet e Bashkuara dhe Libanin.

Në parim, sipas burimeve të BE-së, nga vendet që nuk janë në listën e “vendeve të sigurta” nuk lejohet hyrja në BE, pos në rastet kur udhëtimet janë të domosdoshme. Po ashtu kufizimet nuk vlejnë për ata që në territorin e ndonjë vendi të Bashkimit Evropian kanë vendbanim ose udhëtojnë zyrtarisht.

Advertisement

 

The post Përhapja e COVID-19: Maqedonia e Veriut mund të vendoset në “listën e zezë” të shtetve të BE-së appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy