Ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski, ka thënë se projekti i kamerave të sigurisë në komunikacioni është një nga prioritetet e MPB-së. Ai theksoi se është duke u përgatitur draft-zgjidhje e re ligjore për këtë çështje.

Unë premtova se do të kemi një projekt të realizuar deri në vitin 2025. Përveç vendosjes së kamerave, lidhjes së tyre me kabllot e nevojshme dhe sigurimit të të gjitha lejeve të nevojshme, do të na duhet edhe ndryshimi i legjislacionit, përgatitja e gjykatave dhe DAP-it për zbatimin e procedurave, do të na duhet qasje institucionale më e gjerë dhe për momentin jemi duke punuar për këtë”, tha Toshkovski.

Ai theksoi se ky projekt është shumë i rëndësishëm nga shumë këndvështrime, dhe përvoja në vendet e tjera ka treguar arsyeshmërinë e zbatimit të këtij sistemi për një qytet të sigurt dhe një vend të sigurt.

Ai shtoi se është një nga projektet më të rëndësishme të MPB-së që duhet të realizohet në të ardhmen.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Përgatitet zgjidhje ligjore për vendosjen e kamerave në rrugë appeared first on Telegrafi.