Institucionet dhe partitë politike me bindje se qytetarët dhe anëtarët e administratës zgjedhore do të sigurojnë mbrojtje nga përhapja e Covid-19 për zbatimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Qëllimi i tyre siç thonë, është të mbrohet shëndeti i qytetarëve, por edhe të arrihet pjesëmarrja më e madhe në zgjedhje.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ), i cili e miratoi Librin e rishikuar të afateve për zgjedhjet parlamentare më 15 korri, në seancën e djeshme thanë se do të bëjnë gjithçka që të sigurohet mbrojtja e qytetarëve dhe anëtarëve të organeve zgjedhore nga përhapja e koronavirusit për çka ata që sot biseduan me autoritetet shëndetësore me të cilët do të përpunojnë protokolle speciale. Ata gjithashtu u bënë thirrje qytetarëve që të kujdesen për shëndetin e tyre.

Libri i afateve është përgatitur në përputhje me Dekretin e Qeverisë me fuqi ligjore për Zgjedhjet, me të cilin, veç të tjerash parashikohet, heshtja të fillojë më 12 korrik në mesnatë, më 13 korrik të votojnë personat me Kovid-19, në izolim dhe vetizolim për të cilët do të formohen vendvotime speciale këshilla të përbërë nga punonjës shëndetësore dhe përfaqësues të partive, ndërsa më 14 korrik të sëmurët dhe të burgosurit e tjerë që do të aplikojnë për të votuar. Qytetarët e moshës madhore do të kenë mundësi të votojnë në ditën e zgjedhjeve nga ora 7:00 deri në orën 21:00.

Kryetari i KSHZ-së, Oliver Derkoski u bëri apel qytetarëve që ndodhemi në një periudhë interesante përpara nesh, një muaj në të cilin do të ketë shumë përplasje politike dhe momente interesante, por sfida më e kryesore dhe më e madhe është gjendja shëndetësore dhe mbrojtja e shëndetit në këtë proces.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Si Komision do të bëjmë çdo përpjekje për ta siguruar mbrojtjen maksimale të shëndetit të të gjithë atyre që marrin pjesë në administratën tonë zgjedhore, të rreth 35,000 qytetarëve. Ne do të sigurojmë qasje në qendrat e votimit në një mënyrë paksa më ndryshe”, tha Derkoski, duke sqaruar se ata do të përpiqen të sigurojnë vendvotime me ventilim gjatë gjithë ditës.

Qytetarët të kenë besim në Komisionin dhe administratën zgjedhore dhe t’i ndjekin rekomandimet e autoriteteve shëndetësore në periudhën e ardhshme, sepse është jashtëzakonisht e rëndësishme për vendin tonë të votohet në zgjedhje.

“Në fund vendi ynë duhet të vlerësohet nga të gjithë vëzhguesit si një vend që ka organizuar një proces të tillë në kushte të jashtëzakonshme dhe ky do të jetë një hap tjetër drejt asaj që ne të gjithë përpiqemi ndërsa këto janë proceset e integrimit evropian që vijojnë këtë vjeshtë dhe më tej”, tha Derkoski.

Pritjet që deri në fillimin e fushatës më 24 qershor, të publikohen të gjitha protokollet shëndetësore dhe, siç u theksua, bazuar në to, autoritetet zgjedhore do të edukohen, si dhe rreth 500 punonjës shëndetësorë që do të zgjidhen për të qenë pjesë e këshillave të veçanta zgjedhore.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Duke marrë parasysh të gjitha përpjekjet e bëra për mbrojtjen e shëndetit dhe 35,000 personave anëtarë të angazhuar të KZ dhe KKZ, si dhe administrata zgjedhore, KSHZ-ja i inkurajon ata të vazhdojnë punën e tyre.

Kryeministri teknik Oliver Spasovski dje tha se zgjedhjet janë për shpëtimin e vendit dhe se nevojitet një Kuvend aktiv.

Zgjedhjet e dhjeta parlamentare në Maqedoninë e Veriut do të monitorohen nga Misioni i OSBE/ODIHR, i cili do të arrijë në vend brenda tre ditësh dhe do të jetë plotësisht funksional nga 22 qershori për të monitoruar zgjedhjet.

The post Përgatiten masat për mbrojtjen e qytetarëve në zgjedhjet e 15 korrikut appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";