Partitë duket se nuk do të presin afatin e fundit për të shpallur kandidatët për kryetar komunash dhe për këshilltarë. Nga LSDM thonë se tashmë kanë vendos për 35 kandidatura, ndër të cilat është konfirmuar edhe rikandidimi i Petre Shilegovit për Qytetin e Shkupit, Borçe Georgievski për Gazi Babën dhe pak emra të tjerë. Nga partia maqedonase në pushtet thonë se së shpejti do të përmbyllin procesin e shpalljes së të gjitha kandidaturave.

LSDM

“Presim që deri në fund muajit gushti t’i kemi të gjithë kandidatët. Kemi procedurë transparente, të hapur, madje edhe për njerëz që nuk janë anëtar të partisë.”

Ndërsa nga OBRM-PDUKM ende nuk kanë bërë zyrtare kandidaturat për zgjedhjet lokale, përveç atë të Borçe Jovevskit, të cilin në një nga fjalimet e tij kreu i OBRM-PDUKM-së Mickoski e përmendi si kryetar i ardhshëm i Prilepit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

OBRM-PDUKM

“Afatet do të respektohen, ndërsa të gjitha emrat në mënyrë zyrtare do të publikohen kur do të kalojnë nëpër filtrat partiak.”

Nga partitë shqiptare, BDI thotë se tashmë i kanë të vendosura 19 kandidaturat për komunat ku do të garojnë. Funksionari i partisë Artan Grubi konfirmon se në Çair do të rikandidohet Visar Ganiu, në Dibër Hekuran Duka, Erkan Arifi në Likov, Ramiz Merko në Strugë dhe në Saraj Blerim Bexheti.

“Në veçanti në komunat Çair, Kërçovë, Gostivar, Tetovë, kemi zhvilluar anketime shumë voluminoze me nga 1000 të anketuar për secilën prej këtyre komunave, dhe jo vetëm njëherë por disa herë dhe na del që kandidatët që qytetarët i përkrahin më shumë janë Fatmir Dehari për Kërçovë, Nevzat Bejta për Gostivar dhe Teuta Arifi për komunën e Tetovës.”- deklaroi Artan Grubi, BDI.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Nga Aleanca për Shqiptarët, thonë se për momentin mbesin të sigurta rikandidimet e kryetarëve aktual të komunave që kryesohen nga kjo parti, si në Gostivar Arben Taravari, në Bogovinë Albion Xhemalili dhe Vrapçisht Isen Shabani.

ASH

“Në të gjitha komunat jemi duke bërë vlerësime të detajuara, konsultime me të gjitha strukturat lokale dhe qendrore, si dhe me më shumë kandidat, me të vetmin qëllim, përzgjedhjen e udhëheqësve të ardhshëm të komunave që do të jenë të pranueshëm për shumicën dërmuese dhe do të arrijnë të nxjerrin komunat shqiptare nga mizëria ku ndodhen sot.”

Pas shpalljes së zgjedhjeve nga kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi më 6 gusht, KSHZ të njëjtën ditë miratoi edhe afatet për procesin zgjedhor për zgjedhjet lokale të 17 tetorit. Sipas vendimit të KSHZ, partitë politike kanë afat që deri më 11 shtator t’i dorëzojnë emrat e kandidatëve për kryetar të komunave dhe për këshilltarë komunal./Alsat/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Përgatiten listat për zgjedhjet lokale në Maqedoni appeared first on Telegrafi.