
Ka përfunduar pa marrëveshje takimi në mes kryetarit të LSDM-së Zoran Zaev dhe atij të OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, i cili u mbajt me ftesë të presidentit Stevo Pendarovski.
Takimi zgjati afër tre orë, ndërsa në fund nuk pati marrëveshje për datën e mbajtjes së zgjedhjeve, njofton Telegrafi Maqedoni.
Kryetarët e të dy partive pas takimit u prononcuan për media, por nuk zbuluan detaje nga takimi.
Ata thanë se bisedimet për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme do të vazhdojnë ditëve në vazhdim.
Ndryshe, LSDM kërkon që zgjedhjet të mbahen më 5 korrik, ndërsa OBRM-PDUKM-ja është kundër, pasi vlerëson se jeta e qytetarëve do të vendoset në rrezik./Telegrafi/
The post Përfundon pa marrëveshje takimi në mes Zaevit dhe Mickoskit appeared first on Telegrafi.